leoni

Bajqinovci: Kryetari i Kuvendit i takon VV-së, pas votimit vjen koalicioni me Nismën

Deputeti i Lëvizjes Vv-së, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se ka zhvillime konkrete në drejtim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe ka konfirmuar se bisedimet me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt po vazhdojnë. Sipas ti posti i kryetarit të Kuvendit u takon fituesve të zgjedhjeve dhe se kërkesat e partive të tjera për të diktuar emrin e kryeparlamentarit nuk janë të pranueshme. “Ata po na e caktojnë kryetarin e Kuvendit, po thonë se votojmë Albulena Haxhiun, po e votojmë këtë e atë… por kryetari i Kuvendit na takon neve”, është shprehur ai. Vetëvendosje është e gatshme të provohet për formimin e qeverisë, duke nënvizuar se brenda 15 ditësh pas këtij votimi, do të dihet nëse VV i ka numrat për qeveri. Nëse i kemi votat, e bëjmë ne qeverinë. Nëse jo, i kalon partisë së dytë,” theksoi deputeti i VV-së.  “Fatmir Limaj më mirë të jetë në qeveri. Me tre deputetë nuk mund të kërkohet posti i kryetarit të Kuvendit. Ajo pozitë na takon neve,” shtoi Bajqinovci. Sipas tij, refuzimi i LDK-së për të bashkë qeverisur me VV-në ka forcuar alternativën për një koalicion të mundshëm me Nismën, i cili, sipas tij, mjafton për të arritur shumicën e nevojshme parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Republika e Kosovës e mbështet plotësisht Ukrainën si një shtet të pavarur, me sovranitet dhe integritet territorial

Deputetja ukrainase: Ukraina do ta njohë Kosovën në të ardhmen e afërt

Deputetja e parlamentit ukrainas, Ivanna Klympush Tsintsadze, deklaroi në një intervistë për Klan News se …