Katër muaj pas zgjedhjeve, Kosova ende pa institucione – vendi mbetet në ngërç politik”

Katër muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, Kosova ende nuk ka arritur të konstituojë institucionet shtetërore, duke u futur në një krizë të thellë politike që nuk po shfaq shenja zgjidhjeje të shpejtë. Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka dështuar pothuajse 30 herë që nga 15 prilli, me seanca që thirren çdo 48 orë, por që mbyllen pa rezultat. Pengesa kryesore mbetet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për të cilën partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka siguruar shumicën e nevojshme të votave. Fillimisht, propozimi i Albulena Haxhiut si kandidate për kryetare të Kuvendit është refuzuar disa herë nga shumica e deputetëve. Në përpjekje për të zhbllokuar procesin, VV ka kërkuar votim të fshehtë, por komisioni për votimin e tillë nuk ka arritur të sigurojë as shumicën e thjeshtë të votave. Pavarësisht deklaratave të kryetarit të VV-së, Albin Kurti, në natën e zgjedhjeve se do ta formojë vetë qeverinë, realiteti politik ka treguar mungesë të mbështetjes së nevojshme parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …