leoni

Mocioni për rrëzimin e aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të dorëzohet më 12 qershor

Ekipet e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – kanë afat deri më 12 qershor 2025 për të dorëzuar një mocion të përbashkët për rrëzimin e pikave të aktakuzës ndaj tyre në Dhomat e Specializuara në Hagë. Sipas një vendimi të fundit të trupit gjykues, ky mocion pritet të përmbajë kundërshtime ndaj vazhdimit të procesit penal, ose kërkesa të tjera procedurale nga ana e mbrojtjes. Ndërkohë, Prokuroria e Specializuar është urdhëruar të dorëzojë përgjigjen ndaj mocionit deri më 7 korrik – një afat që u shkurtua nga data fillestare e 14 korrikut. Në këtë fazë vendimtare të procesit, mbrojtja po synon të sfidojë bazën juridike të aktakuzës që nga tetori i vitit 2020 rëndon mbi katër të akuzuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, nën pretendimin e pjesëmarrjes në një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” gjatë dhe pas luftës në Kosovë.  Në dy vitet e fundit, mbi 125 dëshmitarë janë paraqitur në gjykatë nga ana e Prokurorisë së Specializuar, e cila tash po i afrohet përfundimit të paraqitjes së provave të saj. E ardhmja e procesit tashmë është në një pikë kyçe, ndërsa vendimi mbi mocionin pritet të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të këtij gjykimi të profilit të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Blerta Deliu: Albin Kurti po vazhdon të udhëheq qeverinë me 109 asistentë, edhe pas dorëheqjes

Në dritën e lajmeve për emërimin e mbi 70 asistentëve personalë nga deputetët e Kuvendit …