Memli Krasniqi: Vetëvendosje po mban peng vullnetin e qytetarëve, ka tejkaluar çdo kufi të racionalitetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e procesit demokratik dhe mosrespektimin e vullnetit qytetar. Krasniqi tha se qytetarët e Kosovës, katër muaj më parë, përmes votës së lirë, dhanë një mesazh të qartë për ndryshim dhe i dhanë shumicën parlamentare opozitës. “Qytetarët i thanë jo sundimit të një partie për katër vite dhe i besuan shumicën opozitës. Por është pikërisht Vetëvendosje që po e bllokon konstituimin e Kuvendit, duke mos e respektuar këtë vullnet. Është kaluar çdo kufi i racionalitetit. Kjo nuk është politikë, por një përpjekje e hapur për të mbajtur peng demokracinë dhe të ardhmen e vendit”, theksoi ai. Krasniqi kërkoi që Kuvendi të konstituohet sa më parë, në përputhje me rezultatin zgjedhor dhe përgjegjësinë institucionale që kërkohet në këtë fazë të ndjeshme për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Tre kandidatët e VV-së për kryetar Kuvendi kanë rekord negativ ndaj UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për propozimet …