Zv. kryetari Hasan Aliu, priti në takim aktorin dhe regjisorin Adem Kica

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, z. Hasan Aliu, ka pritur sot në një takim të veçantë aktorin, regjisorin dhe pedagogun e njohur të artit, Adem Kica, i cili jeton dhe vepron në Cyrih të Zvicrës.

Gjatë këtij takimi miqësor e frytdhënës, z. Aliu vlerësoi lart punën dhe kontributin shumëvjeçar të artistit Kica në promovimin e artit shqiptar jashtë vendit, veçanërisht në fushën e filmit dhe teatrit. Ai theksoi se figurat si Adem Kica janë ambasadorë të denjë të kulturës sonë kombëtare, të cilët me përkushtim profesional dhe artistik i japin zë identitetit shqiptar në diasporë.

“Është kënaqësi dhe nder për komunën tonë të presim një personalitet të tillë të artit dhe kulturës, i cili me veprën e tij ka lartësuar emrin e shqiptarëve në Zvicër dhe më gjerë. Adem Kica është shembull frymëzimi për brezat e rinj”, u shpreh zëvendëskryetari Aliu.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në fushën e kulturës dhe artit, z. Aliu i dorëzoi zyrtarisht artistit Adem Kica një mirënjohje nga Komuna e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu: 26 vjet liri!

Ferizaji ka kremtuar 26 vjetorin e Lirisë. Në një postim në facebook, kryetari i komunës, …