Kryetari Smajl Latifi mbajti takimin e dytë me punonjësit e e Administratës komunale

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka mbajtur të martën takimin e dytë me punonjësit e e Administratës komunale të Rahovecit. Ai i ka falënderuar për punën e përditshme dhe ka theksuar rëndësinë e përkushtimit dhe të respektimit të orarit të punës.

Gjithashtu, ua rikujtoi punonjësve të administratës që së shpejti fillon muaji i mërgimtarëve, për çka duhet të rrisin angazhimin e në të njëjtën kohë të punohet shumë për ta mbajtur Rahovecin sa më lart në transparencë, performancë komunale, investime publike dhe në realizimin e të hyrave.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …