Në amfiteatrin e Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, u organizua ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 13-të të maturantëve, për klasa si Administratë e shërbime në zyrë, Shitje dhe Marketing, Banka dhe Financa, Logjistikë, Hoteleri Turizëm, etj.
Në këtë ceremonie morën pjesë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, Sabit Berisha nga Drejtoria për Arsim dhe Eudukim, nga policia në Malishevë, komandant i stacionit, Nazmi Zogaj.
Kryetarit Ekrem Kastrati, në fjalën e tij e cilësoi këtë ceremoni si një ngjarje të rëndësishme për komunën dhe për maturantët, por jo vetëm dhe theksoi se maturantët janë imazhi më i mirë për Komunën e Malishevës, për Kosovën dhe me gjërë, njëherit përgëzoi të gjithë maturantët për arritjet e tyre dhe u bëri thirrje, që me profesionalizmin e tyre t’i shërbejnë, familjes, të ardhmës së vet e pse jo edhe Kosovës e atdheut, e mos të marrin rrugën e migrimit. Prandaj, ju uroj me rastin e diplomimit dhe tani ju më jeni të profesionalizuar në drejtimet që keni studiuar. Urime dhe shumë suksese në studime, në punë dhe në jetë,” tha kryetari Kastrati.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
