Prof. Dr. Artan Nimani: Skandali që po trondit institucionet shtetërore, është humbja e rreth 600 dokumenteve të Ministrisë së Jashtme

Artan Nimani: Institucionet nuk krijohen me plane në letër, por me veprim politik të përbashkët

Përfaqësuesi i Nismës Socialdemokrate, Artan Nimani, ka reaguar ndaj propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për një Qeveri të Unitetit Kombëtar, duke thënë se krijimi i institucioneve nuk bëhet përmes listimit të pikave në një dokument, por përmes kompromisit dhe angazhimit të drejtpërdrejt politik. Nimani kritikoi planin 15-pikësh të paraqitur nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e konsideruar atë më shumë një ushtrim retorik sesa një zgjidhje konkrete për krizën politike. “Kjo punë nuk bëhet me pika. Krijimi i institucioneve kërkon kompromis, sakrificë dhe angazhim praktik. Nuk tejkalohet kriza me rreshtimin e 15 pikave në letër – ashtu mund t’i shkruaj edhe unë 15 pika të tjera që janë po aq jetike,” u shpreh Nimani. Ai theksoi se zgjidhja e krizës kërkon një veprim të përbashkët nga të gjitha partitë politike, duke sugjeruar që liderët e subjekteve kryesore të ulen bashkë dhe të dalin me një qëndrim të unifikuar. “Hapi konkret është që liderët e LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Nismës të grupohen dhe të formulojnë një platformë të përbashkët. Vetëm përmes një qasje të tillë mund të arrihet funksionalizimi i institucioneve,” shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …