leoni

Glauk Konjufca: Nëse Kurti dështon të sigurojë shumicën, mandati i kalon Bedri Hamzës

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nëse Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk arrin të sigurojë shumicën për formimin e Qeverisë, mandati për përpjekje të dytë i kalon kandidatit tjetër, që sipas radhës mund të jetë Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës. Konjufca theksoi se Vetëvendosje nuk ka vullnet për të ndërtuar një koalicion me PDK-në, ndërsa bëri të ditur se vetëm Fatmir Limaj dhe subjekti i tij kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim. “LDK-ja ka refuzuar dy herë ftesën për bashkëpunim. Me PDK-në nuk kemi asnjë vullnet për koalicion, ndërsa me Fatmir Limajn ka pasur një gatishmëri të ndërsjellë për marrëveshje”, tha Konjufca. Ai theksoi se konstituimi i Kuvendit është hapi kyç për të parë nëse Kurti i ka numrat për të formuar Qeverinë. Nëse dështon, Presidentja e Republikës ka diskrecionin për të dhënë mandatin një kandidati tjetër. “Nëse Kurti nuk i ka numrat, atëherë radha i vjen Bedri Hamzës ose ndonjë kandidati tjetër sipas vendimit të Presidentes. Nëse dështon edhe kjo përpjekje, vendi shkon në zgjedhje të reja”, përfundoi Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin amerikan dhe institucionet …