Kadri Kryeziu: Mungesa e konstituimit të Kuvendit përbën shkelje kolektive të Kushtetutës

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori i së drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkelur Kushtetutën duke mos përmbushur detyrimin e tyre për të formuar institucionet e reja pas dhënies së betimit. Kryeziu theksoi se me aktin e betimit, deputetët marrin përsipër përgjegjësinë kushtetuese për të funksionalizuar institucionet, gjë të cilën sipas tij ata nuk e kanë bërë. “Deputetët, në momentin kur japin betimin, obligohen të krijojnë institucionet, të respektojnë kushtetutshmërinë dhe të kontribuojnë në funksionimin e shtetit. Shkelja është kolektive dhe jo individuale – si tërësi, ata e kanë shkelur Kushtetutën”, u shpreh ai. Kryeziu komentoi edhe për rolin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, duke theksuar se ai ka detyrë të qartë ligjore dhe kushtetuese për ta çuar përpara procesin e konstituimit të Kuvendit. Ai shtoi se edhe mospjesëmarrja e deputetëve në votime përbën shkelje të detyrimeve kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …