Kristofer Hill

Christopher Hill: Ka përfunduar koha e ankesave të Ballkanit te SHBA – Kosova të marrë përgjegjësi

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se epoka kur vendet e Ballkanit ankoheshin te Shtetet e Bashkuara apo vendet e tjera perëndimore për problemet me fqinjët ka marrë fund. Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, Hill tha se SHBA-të pritet t’i inkurajojnë vendet e rajonit që të marrin vetë përgjegjësi për sfidat e tyre dhe të shmangin varësinë nga ndërmjetësimi i përhershëm ndërkombëtar. “Mendoj se do të ketë një përpjekje nga SHBA-ja për t’i nxitur vendet e Ballkanit që të fillojnë t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Koha kur vendet vinin te ne për t’u ankuar për fqinjët e tyre ka përfunduar. Njerëzit janë lodhur nga kjo”, tha ai. Duke përmendur sfidat globale si lufta në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme, Hill theksoi se vëmendja ndërkombëtare është e përqendruar në kriza më të mëdha, prandaj Ballkani duhet të tregojë pjekuri politike dhe rajonale. Ai theksoi se aleanca e SHBA-së me Kosovën nuk vihet në dyshim, por se mbështetja e mëtejme do të varet edhe nga vullneti i vetë liderëve dhe qytetarëve të Kosovës për të marrë në dorë zgjidhjen e problemeve të tyre. “Mendoj se Kosova, si të gjitha vendet e Ballkanit, duhet të marrë përgjegjësi dhe t’i zgjidhë vetë problemet e saj. Komuniteti ndërkombëtar është i përqendruar në sfida të tjera – nuk është çështje rëndësie, por e realitetit global”, përfundoi diplomati amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Sot mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit

Sot mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit. Kjo do të jetë seanca e …