Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke e quajtur situatën aktuale “skandaloze”. Para mediave, të martën, Limaj iu bëri thirrje të gjitha partive politike që të ulen dhe të dakordohen për formimin e institucioneve, duke kërkuar që të lihen anash interesat personale dhe egot politike. Ai theksoi se Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale, në mënyrë që të jetë një partner i besueshëm në raport me zhvillimet ndërkombëtare. “Një shtet serioz i përcjell zhvillimet në botë dhe reagon me përgjegjësi. Ky stagnim është i pafalshëm”, tha Limaj. Ai shtoi se qytetarët duhet të ndëshkojnë politikën e papërgjegjshme dhe theksoi se po të kishte më shumë deputetë, Nisma do ta kishte ofruar një zgjidhje të menjëhershme për krizën.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …