Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Lutfi Haziri: Deklarata e Trump konfirmon se Marrëveshja e Ohrit ka qenë e dëmshme për Kosovën

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me çështjen Kosovë–Serbi, duke e quajtur një sinjal të qartë për një rikthim të SHBA-së në procesin e paqes. Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, Haziri tha se deklarimi i Trump-it konfirmon qëndrimin e LDK-së se Marrëveshja e Ohrit ka qenë e dëmshme për Kosovën. Sipas tij, paralajmërimi i Trump-it për t’u marrë sërish me këtë çështje duhet të merret seriozisht dhe Kosova të përgatitet. “Roli i tij është i veçantë dhe do të jetë kritik në shtetndërtimin e Kosovës,” tha Haziri, duke shtuar se pritet një koordinim më i ngushtë mes SHBA-së dhe BE-së në proceset që po vijnë. Ai theksoi se mesazhi i Trump është i qartë: paqja është e domosdoshme dhe çdo devijim nga ajo dëmton pozitat e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami: Në PDK nuk ka individë që bëjnë tregti me Vetëvendosjen

Artan Behrami: Kurti po i vendos kushte Amerikës, qasje e rrezikshme për Kosovën

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin …