Përfundoi edicionin i 12-të i Festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar rapsodëve, Dervish Shaqa e Demush Neziri

Në Deçan ka përfunduar edicioni i 12-të i Festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar rapsodëve të njohur, Dervish Shaqa e Demush Neziri

Gjatë këtyre netëve, Deçani u bë zemra rrahëse e kulturës mbarëkombëtare, një skenë ku solli artistë e grupe nga të gjitha trojet shqiptare, që ndezën eshkën e shpirtit tonë kombëtar me këngë, valle dhe art të gjallë.

Urime të përzemërta për grupet fituese dhe mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit që e bënë këtë festival një ngjarje të jashtëzakonshme kulturore!

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj në veqanti ka falënderuar drejtorin e festivalit, z. Bekim Vishaj, Drejtorinë komunale të Kulturës dhe gjithë bordin, për përkushtimin dhe punën e palodhshme në organizimin e këtij edicioni të suksesshëm.

Kontrolloni gjithashtu

NIS HARDH FESTI, FESTA E VJELJES SË RRUSHIT

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se të premtën më …