Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore ka mirëpritur në martën në zyrën e tij, drejtuesit e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, prirë nga U.D. Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Avni Ahmeti. Në ekip me z. Ahmetin ishin edhe ekipi i specialistëve nga Banka Botërore, Caleb Travis Johnson – TTL – Specialist i Administrimit të Tokës, Selma Ljubijankiç – Specialiste e Zhvillimit të Çështjeve Sociale, Richard Baldwin – Specialist i Matjeve Kadastrale, Zdravko Galiç – Specialist i Teknologjisë së Informacionit, Alma Shahbaz – Specialiste e Komunikimit, Engji Susuri – Konsulente për Zhvillim Social si dhe ekipin e ekspertëve nga Agjencia Kadastrale e Kosovës të përbërë nga Muzafer Çaka – Koordinator i Njësisë për Implementimin e Projektit dhe Infrastrukturë të Informacioneve Hapësinore (NJIP/REGIP ), Festina Sadiku – Specialiste e sistemimit të Adresave (GIS) dhe Gent Zeqiri – Zyrtar për Komunikim dhe Çështje Sociale. Në takim sipas kryetarit Aliu është bashkëbiseduar mbi projektet e përbashkëta fokusuar në emërtimet e rrugëve dhe tabelat me numrat e hyrjeve, ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare si dhe rindërtimi i Kadastrit.