Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nuk do të organizohet votim në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Mërgata do të mund të votojë vetëm përmes postës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar në një intervistë për RTK-në se kjo praktikë vjen si rezultat i ndryshimeve të bëra me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, që tani përcakton qartë se votimi në ambasada nuk zbatohet për zgjedhjet lokale. “Në këto zgjedhje lokale, do të ketë votim vetëm përmes postës. KQZ do të hapë kuti postare në shtete të ndryshme për të mundësuar këtë proces,” deklaroi Elezi. Një risi tjetër është se, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, fletëvotimet nuk do të shkarkohen më online. Tani, KQZ do t’i dërgojë fizikisht fletëvotimet te secili votues i regjistruar jashtë vendit. Periudha e regjistrimit për votuesit jashtë Kosovës fillon më 23 korrik dhe përfundon më 29 gusht. Sa i përket mënyrës së votimit, Elezi sqaroi se votuesit mund të votojnë ndaras për kryetar komune dhe për kuvend komunal, duke zgjedhur subjekte të ndryshme politike në secilin rast.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …