Kryetari Agim Aliu mirëpret në takim aktivistin Enver Kosumi, fitues i çmimit për Demokraci

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka mirëpritur në një takim, z. Enver Kosumi fitues i Çmimin për Demokraci për vitin 2024 që iu nda Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.

“Enver Kosumi nuk është vetëm një emër aktivisti, është një përpjekje e palodhur, është kontribut dekadësh, është zë i pashuar e mbi të gjitha emblemë e aktivizmit shoqëror fokusar në fushën e personave me aftësi të kufizuara. Përpjekja e kontributi i tij, u certifikua e vlerësua edhe me Çmimin për Demokraci për vitin 2024 i cili iu nda Enverit nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.

Enverin dhe bashkëpunëtoret e tij, i mirëprita për ta uruar për këtë Çmim që i bën nder gjithë Ferizajt, plotësisht meritor e i palodhshëm në misionin e tij” ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari”, drejt finalizimit

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari” është drejt finalizimit si projekt i bashkëfinancuar …