Ferat Shala: Mafia energjetike ka depërtuar në Ballkan për shkak të veprimeve të qeverisë Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve për kolaps energjetik nga kompania KESCO, duke e cilësuar situatën si një nga skandalet më të mëdha politike dhe ekonomike që ka prekur vendin. Shala, njëherësh kryetar i Komisionit për Ekonomi – tha se prej pesë vitesh e kanë paralajmëruar qeverinë për menaxhim joprofesional dhe joadekuat në sektorin e energjisë, si në aspektin teknologjik, ashtu edhe në atë investiv dhe njerëzor. Ai theksoi se kjo gjendje kërkon llogaridhënie të madhe politike, juridike dhe gjyqësore për të gjithë ata që kanë lejuar, sipas tij, infiltrimin e mafias energjetike në Ballkan. Shala ka akuzuar drejtpërdrejt qeverinë Kurti për veprime të pamatura, që kanë sjellë pasoja të rënda për qytetarët dhe bizneset e vendit, duke u shprehur se “është një ditë e rëndë që nuk do të duhej t’i ndodhte kurrë Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadriaj

Time Kadrijaj: Vetëvendosje po fsheh mungesën e shumicës me votimin e fshehtë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar se po …