Bedri Hamza: Më 12 tetor do të konfirmojmë besimin për Memli Krasniqin – PDK është busulla drejt Evropës

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar në Konventën e Përgjithshme të 11-të të partisë se PDK është sot forca që orienton Kosovën drejt zhvillimit të qëndrueshëm, drejt Evropës dhe drejt bashkimit të shoqërisë. Hamza tha se në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK arriti rezultat më të mirë sepse nuk u përfshi në retorika përçarëse, por ofroi program të qartë, zgjidhje konkrete dhe mirëqenie për qytetarët. “I bashkuam qytetarët rreth programit tonë. Këtë po e bëjmë edhe sot, me vazhdimin e besimit për kryetarin Memli Krasniqi dhe strukturat e reja të partisë. Këtë duhet ta bëjmë edhe më 12 tetor në çdo komunë të Kosovës,” tha Hamza. Ai u shpreh se PDK është trashëgimtare e atyre që nuk u përkulën kurrë – si Hashim Thaçi e Kadri Veseli – dhe se partia ka lindur në sakrificë e përballje, jo në zyrat e qeta parlamentare. “PDK është thirrur të jetë zëri i atyre që nuk mund të flasin lirisht sot, dhe ta mbrojë trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare. Ne nuk kërkojmë lavdi personale, por duam që fëmijët tanë të ndërtojnë të ardhmen në Kosovë, jo jashtë saj”, theksoi Hamza mes entuziazmit të delegatëve të konventës.

Kontrolloni gjithashtu

Nait Hasani: Koalicion me VV-në vetëm nëse merr hapa konkret për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se është i gatshëm të …