leoni

Ali Ahmeti: Shqiptarët nuk kanë më kohë për përçarje, kjo është betejë për ekzistencën tonë si popull

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se shqiptarët duhet të lënë mënjanë përçarjet dhe të bashkohen në mbrojtje të identitetit të tyre kombëtar. Në një deklaratë publike, Ahmeti ka theksuar se situata aktuale nuk është thjesht një sfidë politike, por një betejë për ekzistencën dhe të ardhmen e shqiptarëve në këtë shtet. “Shqiptarët nuk kanë më kohë për përçarje! Kjo nuk është një betejë politike, është një betejë për ekzistencën tonë si popull! Bashkë për gjuhën që po na zbehet, për simbolet që po na nëpërkëmbin, për dinjitetin që na përpiqen ta fshijnë”, ka shkruar Ahmeti. Ai ka bërë thirrje për unitet dhe mobilizim kombëtar përballë sfidave që, sipas tij, po cenojnë të drejtat dhe identitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Reagimi i Ahmetit vjen në një kohë të tensionuar politike, ku çështjet etnike dhe përfaqësimi i shqiptarëve po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje publike.

Kontrolloni gjithashtu

Nait Hasani: Koalicion me VV-në vetëm nëse merr hapa konkret për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se është i gatshëm të …