Dështon për herë të 36-të konstituimi i Kuvendit – seanca shtyhet për 25 qershor

Ka dështuar sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e sotme ishte tentativa e 36-të, por pa sukses. Edhe kësaj here, partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Lista Serbe – nuk propozuan përfaqësuesit e tyre për formimin e komisionit për votim të fshehtë. Ky komision është i nevojshëm për votimin e kandidates së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit. Haxhiu deri më tani nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme në votimin e hapur, çka e bën të domosdoshëm kalimin në procedurën e votimit të fshehtë – për të cilën nevojitet dakordimi i partive. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi ndërprerjen e saj dhe bëri të ditur se seanca do të vazhdojë të mërkurën, më 25 qershor, në orën 11:00.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …