Abelard Tahiri: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit përmes vendimeve të dëmshme dhe anti-kushtetuese gjatë vitit 2023

Abelard Tahiri: PDK i ka hapur rrugë Vetëvendosjes, por VV po e bllokon Kuvendin

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij i ka hapur rrugë Vetëvendosjes për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, por sipas tij, është pikërisht Vetëvendosje ajo që po e bllokon procesin. Tahiri tha se PDK-ja është e gatshme të votojë 40 kandidatë nga radhët e Vetëvendosjes për postin e Kryetarit të Kuvendit, me përjashtim të 8 prej tyre që kanë qenë pjesë e qeverisë në mandatin e kaluar. “Ju e dini që nuk jemi të bllokuar te partitë e tjera, por te partia e parë. Sepse e drejta është e saj për të propozuar, por ata nuk kanë shumicë parlamentare. Ata janë ata që po bllokojnë, dhe atyre u takon. Ne kemi hapur rrugë,” tha Tahiri. Ai shtoi se Vetëvendosje do të jetë humbësi më i madh i këtij procesi, duke theksuar se nuk ka partnerë dhe po përballet me rënie të ndjeshme politike. “S’ka dyshim që humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve ka me qenë VV. Këta s’kanë partner dhe kanë rënien më të madhe,” u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …