Petrit Hajdari shpall kandidaturën për kryetar të Drenasit – sfidon Ramiz Lladrovcin

Petrit Hajdari, një nga figurat më të votuara të PDK-së nga Drenasi në zgjedhjet e fundit parlamentare, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Drenasit. Me këtë vendim, ai sfidon kryetarin aktual, Ramiz Lladrovci, duke hapur garën përbrenda partisë. Përmes një njoftimi publik, Hajdari ka bërë të ditur se kandidatura e tij buron nga kërkesa e qytetarëve dhe përkrahja e madhe që ka marrë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka kërkuar nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe strukturat drejtuese të partisë, mbështetjen zyrtare për këtë hap politik. “Kam vendosur, duke u bazuar në rregulloren e miratuar nga Këshilli Drejtues, ta deponoj kandidaturën për kryetar të Komunës së Drenasit. Drenasi ka nevojë për unitet dhe një lidership që i bashkon energjitë për një të ardhme më të mirë,” ka theksuar Hajdari. Ai u zotua se do të angazhohet plotësisht për të përmirësuar jetën e qytetarëve, duke e cilësuar shërbimin ndaj Drenasit si prioritetin e tij më të lartë politik. “Për këtë komunë do të angazhohem me çdo pjesë të qenies sime, sepse unë besoj që veç shërbimi i jep kuptim të qenit në politikë,” tha ai

 

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit përmes vendimeve të dëmshme dhe anti-kushtetuese gjatë vitit 2023

Abelard Tahiri: PDK i ka hapur rrugë Vetëvendosjes, por VV po e bllokon Kuvendin

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia …