David Hooper: Janë 124 dëshmitarë që njihen edhe me pseudonime, por që nuk janë dhënë përmbledhje lidhur me ta

Haga rrëzon mocionin e mbrojtjes së Thaçit për çështjen e ndërhyrjes në drejtësi

Gjykata speciale në  Hagë kanë refuzuar mocionin e paraqitur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, në lidhje me rastin që lidhet me ndërhyrjen në administrimin e drejtësisë. Vendimi u mor më 19 qershor nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, e cila rrëzoi pretendimet e mbrojtjes se caktimi i saj në këtë çështje ishte bërë në kundërshtim me ligjin dhe se kompetencat duhej t’i përkisnin trupit gjykues në rastin kryesor për krime lufte. Mbrojtja e Thaçit kishte argumentuar se procedura aktuale është jashtë juridiksionit të gjyqtares paraprake, duke theksuar se trupi gjykues i Çështjes 06 – ku Thaçi po akuzohet për krime lufte – duhej të kishte ekskluzivitet në hetimin dhe shqyrtimin e çdo pretendimi për ndërhyrje në drejtësi, përfshirë edhe ndikimin mbi dëshmitarët. Sipas mbrojtjes, mënyra se si po trajtohet kjo çështje dëmton të drejtën e Thaçit për një gjykim të drejtë, paragjykon procesin në rastin kryesor dhe ndikon në mundësinë për t’u mbrojtur në mënyrë efektive. Me këtë vendim, procesi ndaj Thaçit dhe bashkëakuzuarve për ndërhyrje në drejtësi do të vazhdojë, pavarësisht përpjekjeve të mbrojtjes për ta kontestuar vlefshmërinë procedurale të aktakuzës së re.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma sinjalizon gatishmëri: Limaj i hapur për takime me të gjithë liderët politikë

Nisma sinjalizon gatishmëri: Limaj i hapur për takime me të gjithë liderët politikë Deputetja e …