Ali Ahmeti: Po i vjen fundi padrejtësisë – jemi bashkë për një qëllim të përbashkët

Një vit pas, siç e quan ai, “fillimit të nënçmimit të një populli të tërë”, Ali Ahmeti ka reaguar me një mesazh të fuqishëm përmes rrjeteve sociale, duke përçuar shpresë dhe unitet në një kohë të tensionuar politike. “Sot bëhet një vit prej kur nisi nënçmimi i një populli të tërë. Një vit përjashtimi. Diskriminimi. Poshtërimi të organizuar. Por kësaj padrejtësie po i vjen fundi,” shkroi Ali Ahmeti.  Ai theksoi se përkundër dallimeve të mëhershme politike, sot shumë prej tyre janë bashkuar me një qëllim të përbashkët – për të ndaluar normalizimin e padrejtësisë. “Jemi bërë BASHKË…! Edhe ata që kemi pasur dallime partiake, por sot kemi një qëllim të përbashkët: të mos e lejojmë kjo shkelje të bëhet normalitet i ri,” vijoi ai në postimin e tij. Duke folur për shpresën që, sipas tij, po kthehet te qytetarët, Ali Ahmeti mbylli mesazhin me një paralajmërim për ndryshim: “Shpresa po vjen. Ngadalë, por me zemër. Dhe kësaj here nuk do ndalet lehtë.”

Kontrolloni gjithashtu

Protestë më 17 shkurt për ish-krerët e UÇK-së: “Drejtësi, jo politikë” – qytetarët kërkojnë verdikt pa ndikime politike

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar sot organizimin e një proteste paqësore më 17 …