leoni

Afër 60 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve – Ministria e Infrastrukturës hap dy tenderë të mëdhenj

Ministria e Infrastrukturës, e udhëhequr nga ministri në detyrë Liburn Aliu, ka hapur dy tenderë me vlerë të kombinuar prej afro 60 milionë eurosh për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale, rajonale dhe autostradave të Kosovës. Sipas dokumenteve zyrtare të publikuara në platformën e prokurimit publik, 35.5 milionë euro janë planifikuar për “Mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale” gjatë periudhës 2025–2028. Ndërkohë, tenderi i dytë me vlerë 15.9 milionë euro është shpallur për “Mirëmbajtjen rutinore dhe dimërore të autoudhëve A7 dhe A6”, që përfshin autostradën “Ibrahim Rugova” dhe atë “Arbën Xhaferi”. Ky është njëri ndër investimet më të mëdha për mirëmbajtje rrugësh në vitet e fundit, dhe sipas Ministrisë, qëllimi është garantimi i sigurisë, funksionalitetit dhe qarkullimit të pandërprerë të rrjetit rrugor gjatë të gjitha stinëve, veçanërisht në kushte të vështira klimatike. Zyrtarët e infrastrukturës kanë theksuar se kontratat do të përfshijnë mbikëqyrje të rreptë dhe kërkesa të qarta teknike për cilësinë e punimeve. Procesi i vlerësimit të ofertave është në fazë të hershme dhe pritet të zgjasë disa muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj: Vetëvendosje po e mban peng vendin për Albulena Haxhiun, rrezikohen 90 milionë nga Banka Botërore

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të …