Heroi i padukshëm, zëri që del nga thellësia e KEK-ut, nuk kemi siguri, por kemi vullnet

Në zemrën e kazanit të KEK-ut, aty ku nxehtësia nuk matet me termometër por me frymëmarrje, Gëzim Selmanaj, një punëtor me përkushtim dhe ndershmëri, përditë mban në jetë një sistem që ndriçon shtëpitë tona – shpesh me koston e shëndetit të tij. Në një rrëfim të ndjerë, ai përshkruan realitetin e punës në kushte të rënda, pa pajisje të përshtatshme mbrojtëse dhe me rrezikshmëri të lartë. “Rrobat që na shqyhen janë pasojë e ngushticës së hekurt. Por më keq është ajri që thithim. Maskat janë ato të kohës së Covid-it, jo maska profesionale me ventilim. Rrezikshmëria është e përditshme, por unë vij me përkushtim, sepse e dua punën time”, thotë Selmanaj. Ai i bën thirrje Bordit të KEK-ut që të investojë në kushte më të mira pune, pa përfshirje politike, duke theksuar se krenaria për të qenë pjesë e KEK-ut nuk mjafton kur mungon siguria. “Me 800 euro dhe 6 anëtarë familje, nuk e quaj luks. Po e bëj punën me vullnet, por duam kushte. Të largohet ideja se punëtori i KEK-ut ka privilegje. Ne kemi vuajtje, sfida, rrezik”, përfundon ai. Ky rrëfim prekës i Gëzimit është pasqyra e shumë punëtorëve të tjerë që çdo ditë përballen me sfida të mëdha për të mbajtur ndriçimin në çdo shtëpi. Ata janë heronjtë e padukshëm të sistemit energjetik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …