leoni

Hykmete Bajrami alarmon për tenderin 137 milionësh në KEK: “Pa fizibilitet, pa dosje, me rrezik për korrupsion”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësime serioze mbi një tender të Korporatës Energjetike të Kosovës në vlerë prej mbi 137 milionë eurosh, për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3 të Termocentralit Kosova A. Sipas saj, tenderi është hapur më 22 janar 2025 pa u shoqëruar me asnjë studim fizibiliteti, çka e bën projektin të papërcaktuar në përmbajtje dhe potencialisht të rrezikshëm për buxhetin publik. Ajo thekson se në këtë mënyrë, vetë kompania që do ta fitojë tenderin do të përcaktojë se çfarë punimesh duhen bërë, gjë që sipas saj, përbën konflikt interesi dhe hap dyert për keqmenaxhim dhe korrupsion. Bajrami vë në pah gjithashtu se tenderi është korrigjuar pesë herë dhe mungojnë dokumente kyçe në platformën e prokurimit publik. Nuk janë paraparë penalizime për mosrealizim të punimeve dhe përzgjedhja e fituesit do të bëhet në bazë të “negociatave”, jo domosdoshmërisht të kapaciteteve më të larta teknike.

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohen mbetje mortore në Brekoc të Gjakovës, dyshohet që i përkasin listës së personave të zhdukur

Sot, në fshatin Brekoc të Gjakovës, gjatë gërmimeve të kryera nga Komisioni Qeveritar për Persona …