OKB: Tensionet me Serbinë dhe kriza në veri po pengojnë zhvillimin e Kosovës

Tensionet politike të pazgjidhura me Serbinë dhe situata e brishtë në veri të vendit po pengojnë seriozisht stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës – kështu thuhet në raportin e fundit të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Sipas dokumentit, mungesa e progresit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE ka thelluar polarizimin, duke ndikuar negativisht në investimet e huaja dhe në procesin e integrimit rajonal. Raporti evidenton sfida të thella në fusha si barazia gjinore, kujdesi shëndetësor, papunësia e të rinjve dhe ndotja mjedisore, ndërkohë që Kosova po përballet me plakjen e popullsisë dhe largimin masiv të të rinjve jashtë vendit. Kombet e Bashkuara vërejnë se Kosova ka shënuar përparim në tranzicionin demokratik, me zgjedhje të lira dhe institucione funksionale. Por theksojnë se rruga drejt përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm është e ngadaltë dhe e pabarabartë. OKB apelon për përparim në dialog, për të shmangur izolimin dhe për të përfituar plotësisht nga mbështetja ndërkombëtare drejt zhvillimit dhe paqes afatgjate.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë “Skydagger”, Vuçiq kritikon ashpër Turqinë

Kosova ka pranuar kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë të tipit “Skydagger”, të cilët, sipas …