Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili një ditë më parë tha se “opozita po ia zgjat mandatin qeverisë Kurti”. Abdixhiku e cilësoi këtë deklaratë si të pavend dhe të papërgjegjshme. “Mos i dëgjoni të gjithë njerëzit që flasin pa fije inteligjence. Si po ja zgjasim mandatin zotit Kurti? Është jolegjitim, pa mandat, e ka uzurpuar detyrën e kryeministrit”, tha ai sot në një deklaratë për media. “Ju siguroj që nuk kemi marrëveshje me opozitën për të qëndruar në pushtet. Por nuk kam shpjegim për këtë sjellje nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës”, deklaroi Kurti. Ai shtoi se qeveria aktuale funksionon në detyrë dhe se vendi është pa institucione të reja, në pritje të konstituimit të Kuvendit.
