Mbledhjen e gjashtë të rregullt të Komitetit për Komunitete të komunës së Malishevës e udhëheqi, Amrush Helshani, ku para anëtarëve pjesëmarrës paraqiti rendi e punës, i cili rend u miratua pa ndryshime.
Anëtarët e komitetit për komunitete gjatë diskutimit ngriten disa çështje të interesit komunitar që përfaqësojnë, ku përmes kërkesave dhe nevojave të tyre kërkuan përmirësim të mirëqenies qytetare si dhe në infrastrukturë të mbështeten nga institucionet komunale dhe partneret e saj më realizim të kërkesave.
Ata theksuan se do të marrim pjesë edhe në dëgjimet publike për buxhet që kanë nisur komuna për vitin 2026, dhe do të shtrojmë kërkesat e komunitetit drejtpërdrejtë para komisionit për Buxhet dhe Financa të komunës së Malishevës.