U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

Sot u mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e komunës së Deçanit e udhëhequr nga kryesuesi, Hajdar Sutaj. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, drejtori për Urbanizëm, z. Ramë Melaj, drejtori për Bujqësi, z. Rifat Stojkaj, shefi i Personelit, z. Enver Cacaj, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Në rend dite u shqyrtuan dhe u diskutuan këto pika:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

Shqyrtimi i draftit të parë të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028

Shqyrtimi i raportit të auditimit të jashtëm për Ndërmarrjen Publike Lokale “Higjiena”

Shqyrtimi i Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave (PNMIM) për pesë komunat e Rajonit të Dukagjinit: Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik (2025–2035)

Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për ndarjen e një hapësire për ndërtimin e objektit për nevojat e Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, dega në Deçan

Shqyrtimi i draft-rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale

Shqyrtimi i kërkesës nga banorët e fshatit Bellë e Epërme për mbështetje financiare për hapjen e rrugës së re në fshat

Shqyrtimi i kërkesave të ndryshme, ku u paraqitën disa kërkesa konkrete:

Drejtori për Urbanizëm, z. Ramë Melaj, kërkoi mbështetje financiare për rregullimin e rrugës që shpie në bjeshkën e Milishevcit.

Drejtori për Bujqësi, z. Rifat Stojkaj, kërkoi mbështetje për fermerët në aspektin e ujitjes.

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Në sallën e konferencës të Kompleksit Muzeor “Ukshin Hoti”- në Krushë të Madhe u mbajt …