Haradinaj: Jam i befasuar me qëllimet e disa medieve që ta komprometojnë mbështetjen e dhënë të familjes Rugova për Ramushin kryeministër

Daut Haradinaj: Një pjesë e mirë e deputetëve janë përdorues të substancave narkotike

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se një pjesë e mirë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë përdorues të substancave narkotike. Haradinaj tha se nëse partia e tij vjen në pushtet, kushti i parë do të jetë testimi i deputetëve për substanca narkotike. “Ka të drejtë zonja Mihali kur flet për deputetët, sepse shihet kush parfumoset e kush bën sfilatë. Unë mendoj që një pjesë e mirë e tyre janë narko-konsumues dhe kjo çështje duhet trajtuar seriozisht”, u shpreh Haradinaj. Ai shtoi se do të insistojë me çdo kusht që pas konstituimit të Kuvendit, deputetët t’i nënshtrohen testit për përdorim të substancave, duke theksuar se nëse një deputet është nën ndikimin e tyre, atëherë “nuk ka mendim të qartë dhe as votim të pavarur”. Sipas tij, ekzistojnë informata zyrtare, të cilat nuk bëhen publike, që dëshmojnë raste kur familjarë të deputetëve janë kapur me substanca në kufi dhe kanë deklaruar se ato janë për prindin. Ndër të tjera, Haradinaj foli edhe për bllokimin e Kuvendit, duke theksuar se opozita ka ofruar zgjidhje dhe është e gatshme për kompromis, por sipas tij, është e padrejtë të kërkohet që opozita të lëshojë pe për shkak të egos së një individi që për 37 seanca nuk ka ndryshuar qëndrim.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova bie në Indeksin Global të Paqes 2025 – përkeqësim me tre pozita

Instituti prestigjioz “Instituti për Paqe dhe Ekonomi” ka publikuar më 19 qershor Indeksin Global të …