Njoftim për formimin e Shtabit Lokal dhe fillimin e korrje-shirjeve – sezoni 2025

Drejtoria e Bujqësisë e komunës së Rahovecit njofton se është formuar Shtabi Lokal për korrje-shirje, i cili do të koordinojë dhe mbikëqyrë procesin në të gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, janë dhënë këto rekomandime kryesore:

Të mos filloj korrja para pjekjes së plotë të grurit, për të shmangur humbjet në rendiment dhe refuzimin e dorëzimit nga pikat grumbulluese në rast se lagështia është mbi 13%;

Raportim javor nga Drejtoria Komunale e Bujqësisë drejt MBPZHR-së, lidhur me ecurinë e korrje-shirjeve në territorin tonë;

Pikat grumbulluese (mulli, silos apo pika të dedikuara) duhet të pajisin çdo fermer me dëshmi të dorëzimit të grurit gjatë pranimit;

Të raportohen rastet emergjente si zjarret ose defektet.

 Çmimi orientues për korrjen e një (1) hektari me grurë është 130 euro, sipas vendimit të MBPZHR-së.

Duke shpresuar se ky vit të jetë i bereqetshëm për fermerët tanë, njëkohësisht i ftojmë të bashkëpunojnë me Shtabin Lokal dhe të raportojnë çdo shqetësim tek zyrtarët komunalë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Stubëll të Epërme po vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugëve

Në Stubëll të Epërme po vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugëve. Sot ka nisur vendosja …