Kryetari aktual i Ferizajt ka konfirmuar zyrtarisht rikandidimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, duke theksuar se “Po” është gjithmonë përgjigja e tij për qytetarët e Ferizajt. Në një letër të hapur emocionale drejtuar qytetarëve, ai shprehet mirënjohës për besimin e vazhdueshëm dhe thotë se bashkë me ekipin e tij kanë punuar çdo ditë për ta shndërruar Ferizajn në një qytet model të Republikës. “Kemi ngjitur Ferizajn në majën ku përket”, thotë ai, duke nënvizuar sukseset e bashkëqeverisjes në çdo fushë. Ai thekson se energjia dhe puna e tij nuk janë ndalur asnjëherë dhe se do të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim. Me tone të forta emocionale e falënderuese, ai e cilëson kandidimin si përgjigje ndaj thirrjes së qytetarëve dhe besimit të tyre të kristaltë. “Energjiplotë, pandalshëm, me punën dëshmitare, mirëpresim 12 Tetorin,” shkruan ai. “Përulësisht falënderues, përjetë,” përmbyll ai mesazhin e tij drejtuar qytetarëve të Ferizajt
