Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Gjakovë, i dyshuari akuzohet për vrasjen e tre civilëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet D.R., për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë. Sipas Prokurorisë, i pandehuri akuzohet se në periudhën 7 deri më 10 maj të vitit 1999, ka marrë pjesë në një sulm të gjerë e të organizuar të forcave serbe në Gjakovë, bashkë me pjesëtarë të tjerë ushtarakë, policorë dhe paramilitarë. Aktakuza e ngarkon atë me përgjegjësi për vrasjen e tre civilëve shqiptarë, keqtrajtim fizik të tyre, dëbim të dhunshëm të banorëve nga shtëpitë e tyre, si dhe plaçkitje e shkatërrim të pronave në disa lagje të qytetit. Provat përfshijnë dëshmi të viktimave, dëshmitarëve okularë, identifikim përmes fotografive, si dhe raporte të Institutit të Mjekësisë Ligjore. I dyshuari ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa Prokuroria ka kërkuar zgjatjen e kësaj mase për shkak të rrezikut të arratisjes. Kujtojmë se gjatë luftës në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë civilë dhe rreth 1.600 persona janë ende të zhdukur.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA: Liderët politikë të respektojnë Kushtetutën dhe të krijojnë institucione stabile

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas vendimit të fundit …