leoni

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 4 milionë eurove me qëllim të mbulimit të policës së sigurimeve për bashkatdhetarët që vijnë nga diaspora gjatë verës. Sejdiu, i cili vetë ka qenë për shumë vite mërgimtar, tha se ky vendim është më shumë simbolik dhe populist sesa ndihmues në thelb, duke vënë në pah nevojat reale të Kosovës për investim në sektorë kyç si shëndetësia. “Mbase kam një kredit moral për ta bërë këtë koment, duke qenë se kam jetuar si mërgimtar nga mosha 18 deri në 36 vjeç. E njoh mallin për familjen dhe vendlindjen. Por ta mendosh që shteti i ndan 4 milionë euro për një shpenzim që përkthehet në vlerën e 6 kilogramëve qershi për secilin mërgimtar, ndërkohë që çdo cep i Kosovës ka nevojë për më shumë mjekë, është mjerim dhe poshtërim njëkohësisht”, shkroi ai në rrjete sociale. Reagimi i Sejdiut vjen në një kohë kur sistemi shëndetësor në Kosovë përballet me mungesë të specialistëve, stafit mjekësor dhe mjeteve teknike, ndërsa listat e pritjes në spitale po zgjasin gjithnjë e më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: Gjykata ia hodhi fajin VV-së për bllokadën, duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetar Kuvendi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës …