Besnik Tahiri: Takimi i sotëm s’duhet të jetë “eveniment medial”, por përpjekje serioze për konstituimin e Kuvendit

Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se takimi i thirrur për të shtunën nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është një mundësi e mirë për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit, por ka paralajmëruar se ai nuk duhet të degradojë në një “eveniment medial”. Tahiri thekson se është jetike që ky takim të mos shndërrohet në një veprim formal për konsum politik, por në një përpjekje reale për të zgjidhur bllokadën institucionale që po zgjat tash e disa muaj. “Takimi i sotëm nuk duhet të shndërrohet në një tjetër ‘eveniment’ medial sa për të konsumuar konsultimin politik e partiak, por duhet të jetë një përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje dhe për të dalë nga kjo hije e zezë që ka kapluar jetën parlamentare,” shkruan Tahiri. “Gjendja aktuale është produkt i mendësisë së mosbesimit dhe rrëmujës – ambient në të cilin Kurti di të operojë mirë. Nuk duhet të lejojmë që nesër të bëjmë vetëm një ushtrim formal konsultimi para se Kuvendi të shkojë në pushim veror,” ka përfunduar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …