Reagon BE: Thirrje për përmbajtje dhe festime të qeta për organizimet për Vidovdan

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar gjithashtu në lidhje me organizimet për Vidovdan, duke kërkuar përmbajtje maksimale nga të gjitha palët. “BE në Kosovë u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të tregojnë përmbajtje maksimale, në mënyrë që të mundësohet një zhvillim i qetë i festimeve”, thuhet në deklaratë. NdërkohëbPolicia e Kosovës ka bërë të ditur se janë ndërmarrë masa të plota planifikuese dhe operative për menaxhimin e sigurisë gjatë zhvillimit të manifestimeve. Sipas një komunikate zyrtare, menaxhmenti i lartë i policisë ka zhvilluar takim me përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë për të prezantuar planin operativ të sigurisë për këtë ngjarje. “Janë paraparë masa të nevojshme parandaluese dhe koordinuese në të gjitha rajonet policore në mënyrë që manifestimet të zhvillohen pa incidente. Policia do të jetë e pranishme me njësitë e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi  Haziri: Kosova po rrezikon të bjerë në një “gropë të zezë” institucionale

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të futet në një krizë …