Albin Kurti alarmon për organizime provokuese në Vidovdan

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar për organizime potencialisht provokuese nga grupe serbe me rastin e festimeve të Vidovdanit që pritet të mbahen nesër në disa lokacione në Kosovë. Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur të premten, Kurti tha se janë organizuar grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina për të ardhur në Kosovë, duke theksuar se manifestimet e mëhershme të kësaj natyre kanë qenë të karakterizuara nga simbole nacionaliste serbe dhe ruse, të cilat, sipas tij, bien ndesh me vlerat demokratike evropiane. “Tubimet për Vidovdanin duhet të bëhen në përputhje me ligjin, e jo për instrumentalizim politik nga Beogradi, që tenton të eksportojë krizën e brendshme politike në Kosovë”, u shpreh Kurti. Ai i bëri thirrje qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë që të mos bien pre e manipulimeve politike dhe i ftoi të gjithë qytetarët të shmangin çdo provokim.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Shqiptaro-Amerikan: Kosova duhet të kapërcejë bllokadën politike, partneriteti me SHBA-të kërkon qeverisje efektive

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington ka reaguar lidhur me situatën politike në …