Lahi Brahimaj: Intepretimi që po ja bën kryeministri Kurti vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është mashtruese

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për interpretimin që ja ka bërë vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Deputeti, Lahi Brahimaj ka theksuar se kryeministri, Albin Kurti po mashtron me keq intepretimin që po ja bënë këtij vendimi. “Gjykata Kushtetuese e ka thënë shumë thjesht, nuk është vetëm qëndrim i Aleancës, por edhe mediat edhe gjitha partitë – e jo si e interpreton Kurti. Është një pabesi e tij edhe mashtrimit të tij po i zbulohen këmbët nga të gjithë,” theksoi mes tjerash deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …