Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me sukses vlerësimin praktik të quajtur “Qielli i Shqiponjave 2025”, ku u testuan në operacione taktike të ndryshme. Kadetët e vitit të katërt demonstruan gatishmërinë për t’u bërë oficerë të rinj të FSK-së, ndërsa kadetët e vitit të tretë vazhduan procesin e tyre të përgatitjes dhe kalitjes si liderë të ardhshëm. Ushtrimi u ndoq nga afër nga drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Sven Lange, dhe komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, të cilët vlerësuan lartë nivelin e përgatitjes së kadetëve. Ky aktivitet u shërbeu si dëshmi e punës së palodhshme, disiplinës dhe përkushtimit në QSU, duke forcuar angazhimin për të rritur oficerë të aftë dhe të përgatitur për t’i shërbyer Atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Opozita pret që VV-ja të dobësohet, kjo e fundit të forcohet – bllokada është politike

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se ngërçi institucional në Kosovë, me 38 dështime …