Mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Malishevës të cilën e drejtoi kryesuesi, Argjend Thaçi, para asamblistëve paraqiti këtë rend të punës.
1.Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitet 2026–2028
2.Të ndryshme
Drejtori për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, e prezantoi dokumentin para anëtarëve të kuvendit, duke zbardhur alokimet dhe projektet prioritare për tre vitet në vijim, me specifikacion për vitin 2026.
Në këtë mënyrë, komuna pasuron planin e saj financiar afatmesëm me të ardhura dhe shpenzime të parashikuara, duke përfshirë edhe fonde për projekte të rëndësishme infrastrukturore, shërbime publike dhe zhvillim ekonomik lokal, me synim të sigurojë stabilitet të buxhetit, përparësi transparente dhe koordinim më të mirë të politikave komunale.
Për këtë pikë u shpreh intersim nga asamblistët, ku dhe u diskutua përmbajtësisht, njëherit edhe i drejtuan shumë pyetje, drejtorit për Ekonomi, Buxhet dhe Financë, Blerim Thaçit.
Pas përfundimit të diskutimeve dhe pyetjeve të ngritura nga asmblistët, Blerim Taçi, Drejtor për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, iu përgjigj asmblistëve, duke sqaruar se në këtë Kornizë Afatmesme Buxhetore është propozuar ky planifikim të ardhurash dhe shpenzimesh për 2026–2028, me fokus në infrastrukturë, shërbime publike dhe zhvillim lokal, si dhe po i takojmë drejtpërdrejt edhe qytetarët, ku po marrim kërkesat e tyre.
Prandaj planifikim afatmesëm ndihmon në parashikimin financiar dhe shmangien e të papriturive, njëherit kjo transparencë dhe llogaridhënie na ndihmon në fokus të dokumentit t’a kemi si prioritetet publike edhe mënyrën se si financohen projektet.
Qëllimi i Kornizës është baza për politikëkomunale të synuara drejt përmirësimeve infrastrukturore dhe ekonomike.