Udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit qershor, e gjashta e rregullt për këtë vit kalendarik.
Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve (25), si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e KFOR-it.
Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga kuvendarët, drejtuar kryetarit të komunës dhe drejtorive përkatëse. Paraprakisht, sot fillimisht u miratua Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2026-2026, për të vazhduar me pikat e radhës të rendit të ditës.
Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve:
Korniza Afatmesme Buxhetore;
Diskutim rreth numrit të lartë të punëtorëve në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit;
Ulja e numrit të popullsisë;
Zvogëlimi i vlerës së investimeve kapitale;
Shqetësim për formën e ndarjeve buxhetore;
Thesari i shtetit – Kontrata kolektive;
Inspektimi i DKA-së;
Turneu i futbollit të vogël për nder të dëshmorëve dhe martirëve në Krushë të Madhe;
Kujdestaria e barnatoreve që janë në afërsi të QKMF-së;
Laboratori i QKMF-së;
Tema e ujit të pijshëm në Opterushë;
Gjendja jo e mirë e rrugëve në Opterushë;
Drejtimet profesionale dhe numri i kërkuar i nxënësve për t’u formuar një klasë;
Kompenzimi i mëditjeve për anëtarët e Komitetit për Shëndetësi;
Bursat e ndara nga komuna dhe plotësim-ndryshimi në konkurs;
Kullimi i tokave bujqësore, Fortesë-Celinë;
Projekti i ndërtimit të rrugëve lokale;
Mungesa e ndërtimeve kolektive;
RENDI I DITËS ishte voluminoz me 10 pika të rregullta dhe një pikë shtesë:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), 2026-2028;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për konstituimin e të drejtës së kalimit (servitutit sendor), ZK-Rahovec;
5. Shqyrtimi dhe mratimi i vendimit për miratimin e Planit të Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijëve 2025-2028;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shfuqizimin e vendimit 01 nr.47/25, i datës 29.4.2025, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevojat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV);
7. Shqyrtimi i raportit 6-mujor, janar-qershor 2025 të kryetarit të komunës;
8. Shqyrtimi i Informatës rreth aktiviteteve të KKSB-së për 6 mujorin e parë të vitit 2025;
9. Shqyrtimi i raportit rreth aktiviteteve të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe, për 6-mujorin e parë të vitit 2025;
10. Shqyrtimi i informatës për gjendjen e mbeturinave në komunën e Rahovecit, për 6-mujorin e parë të vitit 2025.
Shtesë:
Vendim për emërtimin e Qendrës për Kulturë, Arte dhe Inovacion “Avdullah Bugari”.
Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe unanimisht nga anëtarët e kuvendit.