Komanda e Forcave Tokësore të FSK-së, ka realizuar ushtrimin fushor “Tango Mike”

Komanda e Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka realizuar ushtrimin fushor “Tango Mike” në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të tretë të këmbësorisë, njofton FSK. Ky ushtrim, i organizuar nga Kompania e armëve, kishte si qëllim vlerësimin e kapaciteteve operacionale dhe aftësive taktike të togjeve, si dhe testimin e funksionimit të komandës dhe ndërlidhjes në kushte të ngjashme me ato të betejës reale. Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të ushtrimit janë validuar togjet e kompanisë në aspektin e dislokimit në terren, lëvizjes taktike, vendosjes në pozicione mbrojtëse dhe ofrimit të mbështetjes me zjarre për njësitë operacionale të këmbësorisë.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …