Ushtarë shqiptarë dhe austriakë zëvendësojnë njësitë bullgare dhe greke në KFOR

KFOR ka njoftuar se sot ka përfunduar dislokimi i trupave shqiptarë dhe austriakë të Forcës Rezervë Operacionale Shumëkombëshe në Kosovë, në kuadër të rotacionit të rregullt. Këto trupa zëvendësojnë njësitë bullgare dhe greke, ndërsa misioni i tyre është të përforcojnë gatishmërinë dhe kapacitetin operativ të KFOR-it për të përballuar çdo skenar të mundshëm në terren. Në komunikatën zyrtare thuhet se rotacioni i trupave ndihmon në mbajtjen e fokusit dhe stërvitjes së vazhdueshme të forcave, në përputhje me mandatin afatgjatë të KFOR-it, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Shëndetësia publike dhe taksa progresive, në qendër të programit të PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit politik me të …