leoni

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, duke vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me nr. PS.47/2023, të datës 19 korrik 2024. Me këtë vendim, Apeli ka lënë në fuqi dënimin prej 12 vitesh burgim ndaj Bajroviqit, i shpallur fajtor për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile, në bazë të nenit 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ. Në aktgjykim është përcaktuar që në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, duke nisur nga 19 tetori 2022, por jo më shumë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar. Gjykata e Apelit ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje të rëndësishme të procedurës penale dhe se dispozitivi dhe arsyetimi i aktgjykimit janë të qarta dhe në përputhje me standardet ligjore. Pretendimet e mbrojtjes për shkelje në dëm të të akuzuarit janë vlerësuar si të pabazuara.

Kontrolloni gjithashtu

Reagon OVL e UÇK-së: Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një sulm i papërgjegjshëm ndaj vlerave të luftës

Deklarata e Albin Kurtit për Thaçin e Veselin, dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një …