Burim Ramadani

Burim Ramadani: Albulena Haxhiu duhet të tërhiqet, VV po llogarit në vota të fshehta nga partitë e tjera

Analisti politik, Burim Ramadani, ka komentuar zhvillimet rreth votimit për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar se kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, duhet të tërhiqet nga gara pasi ka dështuar në tetë raunde të votimit të hapur. Ramadani tha se insistimi i Vetëvendosjes për ta provuar edhe votimin e fshehtë tregon përpjekje të qartë për të siguruar vota nga partitë opozitare jashtë vullnetit të tyre zyrtar. “Vetëvendosja po e thotë ta provojmë me votim të fshehtë kandidatën Albulena Haxhiu, dhe nëse nuk i merr 61 vota do të tërhiqet nga gara… Ideja është që Kurti dhe VV po thonë, ‘kam qejf me provu edhe të fshehtën’, se ndoshta ka mundësi që dikush nga partitë e tjera voton për kandidatin tim,” tha Ramadani. Ai ngriti dyshime të qarta mbi qëllimin e këtij propozimi, duke aluduar në një formë të mundshme të ndikimit të paligjshëm mbi deputetët. “A është thirrje për blerje, apo për ndonjë mënyrë tjetër… VV po thotë nuk po mundem me i ble publikisht, ndoshta ndonjë e blej fshehtas,” shtoi ai. Ramadani e konsideroi të papranueshme që një parti të mbështetet në manovra të tilla për të siguruar pozita institucionale, duke theksuar se dështimi i përsëritur i një kandidature është argument i mjaftueshëm për tërheqje dhe reflektim politik.

Kontrolloni gjithashtu

Reagon OVL e UÇK-së: Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një sulm i papërgjegjshëm ndaj vlerave të luftës

Deklarata e Albin Kurtit për Thaçin e Veselin, dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një …