Përplasje në seancën e Kuvendit: Deputetja Salihu akuzon për shkelje të Kushtetutës, Dehari ia ndal mikrofonin

Seanca e Kuvendit është shoqëruar sot me tensione, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnore Salihu, akuzoi kryesuesin Avni Dehari për shkelje të Kushtetutës, duke kërkuar që të respektohet rendi i ditës. “Edhe në këtë seancë po ju bëjmë thirrje, mos e shkelni Kushtetutën, kthehuni te rendi i ditës”, deklaroi Salihu. Mirëpo, Dehari reagoi menjëherë duke ndërprerë fjalën e saj. “Ta ndërpresë mikrofonin. Vetëm për punë propozime”, u shpreh ai. Debati nuk përfundoi me kaq. Bashkëkryesuesja e seancës, Sala Jashari, reagoi gjithashtu duke bërë thirrje për respektim të Kushtetutës. Ajo theksoi se në këtë proces nuk është në pyetje politika, por interesat e qytetarëve. “Ju më herët thatë që është shumë e rëndësishme Kushtetuta, pse jeni tu e shkelë? Shumë e papranueshme, mos e lejoni, ju lutem. Janë qytetarët në pyetje, jo politika”, deklaroi Jashari. Seanca mbetet e tensionuar, me akuza për procedura të papërfillura dhe shkelje të Kushtetutës në procesin vendimmarrës.

Kontrolloni gjithashtu

Reagon OVL e UÇK-së: Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një sulm i papërgjegjshëm ndaj vlerave të luftës

Deklarata e Albin Kurtit për Thaçin e Veselin, dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një …