Hykmete Bajrami: Kuvendi është bllokuar nga ata që punojnë për “mafinë energjetike”, do t’i drejtohemi sërish Kushtetueses

Pavarësisht dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë qëndruar në sallë, duke shprehur shqetësim për krizën institucionale që po vazhdon. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka mbajtur një fjalim para deputetëve të pranishëm, ku ka paralajmëruar se opozita do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese, për të adresuar atë që e cilësoi si moszbatim të aktgjykimit për procesin e konstituimit. “Do të detyrohemi t’i drejtohemi sërish Gjykatës Kushtetuese, por kësaj here ta kemi të qartë se nuk kemi të bëjmë me njerëz normal, nuk kemi të bëjmë me njerëz që dijnë me i lexu vendimet e Kushtetueses”, u shpreh Bajrami. Ajo akuzoi drejtpërdrejt pushtetin për bllokim të qëllimshëm të Kuvendit, duke e lidhur krizën institucionale me interesa në sektorin e energjisë. “Këta e kanë blloku Kuvendin sepse dëshirojnë të punojnë për mafinë energjetike”, theksoi deputetja e LDK-së. Bajrami shtoi se në vend që të diskutohej për tenderët e negociuar në KEK në vlerë prej 137 milionë euro dhe për rritjen e importit të energjisë, Kuvendi është futur në një bllokadë të vazhdueshme që, sipas saj, po shërben për mbrojtjen e interesave të errëta ekonomike dhe politike.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …